LAJME / E Shtunë 23 Nëntor 2024, 20:08

“Buci të duam’/ Çiljeta uron me fjalë zemre Alban Hoxhën për ditëlindje, i zbulon “padashje” moshën futbollistit (Foto)

Futbollisti i njohur, Alban Hoxha, feston sot ditëlindjen. Dhe në ditën e tij më të veçantë, partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga, i ka bërë një urim special. Këngëtarja ka postuar një fotografi në “Instastory”, ku shfaqet torta e ditëlindjes së Albanit, ku shkruhet: “Buci të duam”.

Madje përmes këtij postimi, Çiljeta ka treguar edhe moshën e partnerit, i cili sot mbush 37 vjeç.

 


“Edhe 100 Buci i shtëpisë sonë”, ka shkruar Xhilaga në postimin e publikuar në rrjetet sociale.