LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 11:11

Brenda vitit ndodh ndryshimi”/ Ministri i qeverisë Rama tregon programin për…

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ishte i ftuar këtë të premte, 29 maj, në studion e Klan News, ku evidentoi disa nga sfidat e institucionit që a drejton.

Ai sqaroi fillimisht se menaxhimi i mbetjeve është sfida më e madhe për ministrinë që drejton.

“Menaxhimi i mbetjeve është sfida më e madhe sa i takon çështjeve mjedisore dhe aspektit të turizmit. Keni absolutisht të drejtë kur thoni që kryeqyteti i vendit, duke qenë dhe pasaporta e parë e prezantimit për shkak të aeroportit, e duhet thënë që Tirana tashmë është dhe kryeqendra e turizmit, ka problematika të

menaxhimit të mbetjeve. Në fakt, në shtator, ministria prezantoi reformën e re të menaxhimit të mbetjeve, një reformë që në fakt u vjen në ndihmë bashkive, ku bashkitë do të duhet të fokusohen vetëm në pastrimin e qyteteve dhe gjithë investimi tjetër sa i takon trajtimit të mbetjeve, do të merret përsipër nga qeveria qendrore dhe më saktë Ministria e Mjedisit me Agjencinë e Mbetjeve”, tha ai.

Më tej, Jaupaj u ndal tek gjendja në kryeqytet. Ministri u shpreh se në Bashkinë e Tiranës është e nevojshme të rritet numri i punëtorëve të pastrimit, si dhe po punohet për çmime të favorshme për depozitimin e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës. Bazuar në të gjitha këto, Jaupaj tha se brenda këtij viti pritet të përmirësohet menaxhimi i mbetjeve, gjë që do të ndikojë dhe në paraqitjen e Tiranës.

“Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar në dy fusha. E para ka të bëjë me zgjerimin e hapësirës për pastrimin dhe frekuencën e mbledhjes së mbeturinave nga koshat nëpërmjet kontratës që Bashkia e Tiranës ka me Eco Tirana, sepse duhet thënë që duhen përditësuar këto kontrata duke pasur parasysh që popullata e kryeqytetit rritet, numri i turistëve rritet, dhe patjetër t’i adresojmë këto sfida nëpërmjet kontratave ligjore. Së dyti, i është kërkuar Bashkisë së Tiranës që të

zgjerojë edhe numrin e punonjësve të pastrimit. Jam i bindur që janë në drejtimin e duhur për të zgjeruar edhe këtë gamë. Nga ana tjetër, jemi duke punuar edhe me Bashkinë e Tiranës për të pasur çmime preferenciale për depozitimin e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës, në mënyrë që gjithë ky menaxhim të kryhet sipas kushteve të duhura dhe të kemi një përmirësim të këtij shërbimi në Tiranë. Faza e punës që ne po bëjmë është që brenda këtij viti kjo performancë të përmirësohet. E kemi detyrim ndaj qytetarëve dhe e kemi detyrim, në fakt, edhe ndaj prezantimit të fytyrës së turizmit shqiptar që është pikërisht kryeqyteti”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE