
Erion Braçe i është përgjigjur kreut të Shoqatës së Hidrokarbureve, pasi ky i fundit reagoi për deklaratën e deputeti të PS kur e akuzonte si një “kartel”.
Luigj Aliaj iu drejtua Braçes nga studio duke i thënë se duhet t’u kërkojë falje për etiketimin, ndërsa tha se e fton që të bëhet kreu i Bordit të Transparencës dhe të gjejë zgjidhje për çmimet.
Ai tha më tej se kur Braçe ishte në opozitë e takonte shpesh për t’i treguar “skemat” e mashtrimeve, ndërsa kur ishte në qeveri nuk bëri asgjë përveçse të “kontrollonte kur dilnin nga puna punonjësit”.
Braçe iu përgjigt duke i thënë ndër të tjera, se si zv. kryeministër zbuloi sesi ata abuzonin me tregtimin e naftës.
“Ne fakt, Erioni zv kryeminister kontrolloi gjithe zinxhirin e tregtimit te ketyre dhe zbuloi se si keta abuzonin cdo dite me tregtimin e naftes; ju kapi nje sistem qe ndryshonte rregjimin e shitjes dhe raportimit te shitjeve ne pompe nga elektronik e online me mekanik e sipas planit me te cilin kishin vjedhur e vidhnin shtetin pa hesap; madje ju kapi edhe me shume mu aty ne Porto Romano ku depozitat i kishin te pa plumbosura pikerisht ne mates e keshtu vidhnin po pa hesap, po perseri shtetin. Kaq me ka mjaftuar te kuptoj ceshte ky treg dhe shoqata qe e garanton ate!”, shkruan Braçe.
“Nderkohe, besoj kreu i shoqates ka degjuar per tranzitin e naftes ne Kosove, autobotet qe kane habitur hetues ne Kosove po edhe ne SPAK me nje xhiro mashtrimi, evazioni te frikshem. Besoj kryetari i Shoqates nuk di gje per kete se po te dinte do i perzinte nga shoqata autoret! Ne fund, po patjeter qe do merresha edhe me korrektesen ne pune te zyrtareve qe nuk i gjeja kurre ne dogane, se para se te shkonin ne pune pinin puro me kryetarin e Shoqates! Ne fund fare, po patjeter qe Luigjin e kam takuar shume here; ai me beri me dije se kush ishte pas Koncesionit te Markimit te Hidrokarbureve dhe me thene te drejten ka qene nje nga betejat e mia te mira kunder atij koncesioni! Paska ndryshuar mendje sot, po i shkon per shtat ne fakt!”, përfundon ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
