
Ndahet nga jeta Prof. Dr. Ramiz Abdyli, profesori dhe historiani i njohur shqiptar.
Prof. Dr. Ramiz Abdyli lindi më 10 nëntor 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollimin e lartë e përfundoi në Shkup, në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë (1968), ndërsa studimet pasuniversitare i vijoi me magjistraturë dhe doktoraturë në fushën e historisë, duke trajtuar çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe historisë sociale shqiptare.
Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike dhe shkencore, ai punoi si mësues, profesor, studiues në Institutin e Historisë në Prishtinë dhe më pas në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Ishte profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi i tij në vitin 1994, ndërsa në fillim të vitit 2003 ushtroi detyrën e rektorit.
Prof. Abdyli ka qenë autor i dhjetëra studimeve dhe trajtesave shkencore, pjesëmarrës në shumë simpoziume brenda dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunëtor në botime enciklopedike shqiptare. Kontributi i tij në historiografinë shqiptare dhe në arsimin universitar do të mbetet i çmuar dhe i paharruar.
Mes dhjetra mesazheve ngëshëlluese, një mesazh ndau edhe Ali Ahmeti.
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdylit, njërit prej korifejve të historiografisë shqiptare dhe profesor i nderuar në mbarë hapësirën shqiptare.
Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me arsimin, shkencën dhe afirmimin e së vërtetës historike për shqiptarët. Si rektor i Universitetit të Tetovës, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucionit dhe në ngritjen akademike të brezave të rinj. Me dhjetëra vepra shkencore e studime të thelluara do të mbeten referencë e përhershme për historinë tonë kombëtare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdyli, kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik shqiptar. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
