LAJME / E Hënë 12 Janar 2026, 17:05

Borë e madhe dhe ngrica, Rama njofton: Qarkullimi është

Borë dhe ngrica edhe në qarkun e Korçës dhe sipas kryeministrit Edi Rama, situata është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve dhe sigurinë e qytetarëve.

Reshjet e borës, të rëna gjatë orëve të fundit, kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.

Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE