LAJME / E Shtunë 18 Prill 2026, 17:05

BOMBA E DITËS! “Pas Ballukut, radhën e ka Rama”, SPAK ka trokitur në derën e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun, sepse nëpërmjet saj mbron pushtetin e tij dhe sulmon drejtësinë.

Kreu i qeverisë “ka kry punë” dhe “siç iku Balluku, ashtu do largohet edhe ai. Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” Ilirjana Kuçana, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe njëkohësisht ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit 2025 në qarkun Durrës.

Ajo komentoi situatën më të fundit politike, e veçanërisht nismën e qeverisë për ndryshimet ligjore, me qëllim kufizimin e drejtësisë tek pezullimi i zyrtarëve të lartë.

Kuçana u shpreh e bindur se ashtu siç iku zv/kryeministrja Balluku, tashmë e pezulluar me vendim të GJKKO dhe e pandehur nga SPAK, teksa Kushtetuesja la në fuqi edhe vendimin e pezullimit, ashtu do të largohet edhe Rama.

Sipas politikanes opozitare, kjo do mbahet mend si qeveria më e korruptuar, ndaj edhe kryeministri do bëjë gjithçka për të mbrojtur karrigen e tij. Ndaj për këto arsye, sipas Kuçanës “Rama ka kry punë”, ashtu sikurse edhe Balluku.

Kuçana dha një opinion edhe për ftesën e presidentit Donald Trump për kryeministrin Edi Rama në Bordin e Paqes, në takimin që do mbahet në SHBA. Ajo u shpreh se ftesa është për Shqipërinë dhe jo për Ramën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE