LAJME / E Martë 12 Maj 2026, 14:02

Bill Clinton përlotet midis restaurantit nga historia e kamarierit Shqiptar: “Më ke shpëtuar jetën”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është emocionuar deri në lot në një restorant në New York. Ai po darkonte së bashku me Zonjën e Parë në një lokal kur një kamarier shqiptar i afrohet tavolinës dhe i bie në gjunjë për ta falënderuar.

Kamarieri, një emigrant që kishte përjetuar luftën në Kosovë në moshën 16-vjeçare, i tha Clintonit se nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e ushtrisë amerikane, ai nuk do të ishte gjallë sot. Ai rrëfeu se familja e tij kishte pësuar tortura gjatë konfliktit dhe se ai kishte ikur nga lufta pa asnjë drejtim të qartë.

Ish-presidenti dëgjoi me vëmendje historinë prekëse dhe u ndje shumë i prekur. Ai ia shtrëngoi dorën kamarierit dhe nuk arriti të mbante lotët.

Kamarieri, tani 32 vjeç dhe që ka arritur në SHBA në vitin 1999, u shpreh se falë ndërhyrjes amerikane, e autorizuar nga Clinton, forcat serbe u larguan nga Kosova, duke sjellë paqe dhe shpresë për të dhe familjen e tij.

Për shkak të situatës aktuale mbi emigracionin në SHBA, kamarieri kishte frikë të bëhej i njohur publikisht dhe kërkoi që as emri e as fotografia e tij të mos publikoheshin.

Restoranti ku ai punon ka një staf kryesisht shqiptar, dhe pas darkës, Clintonët kaluan kohë duke përshëndetur personelin një nga një me dorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE