LAJME / E Hënë 11 Gusht 2025, 04:04

Bija e Myslym Shyrit ju kujtohet. Nje supertregim nga Beti Njuma

Nga Beti Njuma


E mbani mend? Quhej Bije. Ishte Bija e Myslym Shyrit, ajo gruaja trupvogël e flokëzezë që pastronte duke sharë me vete për çdo mbeturinë të hedhur në rrugë.


Ishte Bija që dilte gjithmonë me fshesë në dorë nga shkallët e katit të parë duke mërmëritur për kalimtarët e shkujdesur e të paedukatë që hidhnin ç’të kishin nëpër duar. Vetëm tani që kaloj në lagje dhe e shoh si mos më keq nga plehrat e kujtoj dhe kuptoj Bijen e shkretë. Shpesh u flas kalamajve që hedhin shishe uji, letra dhe ambalazhe të gjithçkaje që hanë. Por pa sukses. Të gjithë kalojnë nëpër lagje, shohin mbeturinat që hidhen, shohin dhe pastrueset e shkallëve ose të Bashkisë që pastrojnë dhe asnjëherë nuk i qortojnë fëmijët. Në fakt mendoj se problemi i vërtetë nuk janë fëmijët por prindërit dhe edukata që u japin. E vërteta është se fëmijët nuk janë problemi por pasqyra e prindërve të tyre. Realiteti urban shqiptar na dëshmon se të rriturit janë më keq se fëmijët. Edhe qeset me plehra i hedhin nga ballkoni ose na i lënë cepave e nuk denjojnë t’i çojnë deri tek koshat.


Në një lagje ku përgjegjësia qytetare mungon, më merr malli për Bijen e cila me të vetën, pisllëkun nuk e shihte thjesht si çështje pastërtie por mbi të gjitha qytetarie. Sepse hapësira publike është e përbashkët dhe nuk duhet trajtuar si kazani i askujt. 


Shpesh Bijen e quanin edhe të çmendur. Por ajo ishte e vetmja normale mes nesh.
Dhe e kuptova vonë…


Shumë vonë!/Marrë nga Instagrami-u i autores , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE