
Këshilltarja e të djathtëve në Bashkinë e Tiranës, Beti Njuma, ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Fillimisht, Njuma tha se ky vendim duhet të ishte marrë më herët, ndërkohë që e konsideroi veprimin e socialistëve si një “thikë e ngulur në zemër” për kryebashkiakun.
“Unë mendoj që shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim i vonuar. Më në fund Tirana po shkon drejt shërimit nga një person i diskredituar. Me votat e opozitës, sigurisht, por edhe me votat e mazhorancës me votat tuaja që ju, Erion Veliaj, ju konsideronte si bashkëpunëtorët më të afërt.
Disa prej tyre, miq. Në fakt, jam e lumtur që disa prej tyre sot e kanë refuzuar këtë mbledhje dhe nuk janë bërë pjesë e kësaj maskarade. Të paktën janë më burra se ky këshill.
Natyrisht, që bashkëpunëtorët e Erion Veliajt i kanë dalë në krah në çdo mbledhje dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj gjëje. Ne e dimë që tradhtarët ta ngulin thikën pas shpine, mirëpo kjo që po bëni ju sot është një thikë e ngulur në zemër. Erion Veliaj po korr atë që ka mbjellë”, tha ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
