LAJME / E Enjte 29 Janar 2026, 20:08

Berishës iu ndërpre fjala në KiE, Balla “nuk ia përton”: Bufi psiqik shkoi fshehurazi…

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka postuar videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku Sali Berishës i është fikur mikrofoni.

Drejtuesja e seancës mbyll mikrofonin teksa Berisha akuzonte se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet. Balla shkruan se Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt. Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.

Po ashtu Balla nuk e anashkaloi faktin që Berisha ka shkuar në KiE duke i marrë vendin Albana Vokshit.

Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Nuk po komentoj edhe faktin që ka shkuar atje fshehurazi. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE