
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, se, në 8 maj qytetarët do ti japin Edi Ramës, mësimin që meriton.
Ai kritikoi gjithashtu iniciativat rajonale dhe marrëdhëniet me Aleksandar Vu?i?, si dhe qëndrimet ndaj Kosova, duke i cilësuar ato si të dëmshme për interesat shqiptare.
‘Dje dilte si zëdhënës i Putinit, Europa nuk i flet Putinit, duhet të dialogojë me Putinin.
Asnjë komb i qytetëruar nuk mban në krye një tradhtar si ky.
Asnjë komb i qytetëruar nuk pranon të qeveriset nga një apatrid si ky.’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
Nuk harrojnë shqiptarët, kanë memorie.
Dhe thirrjet e tij nga samiti në samit në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, që të mos zbatojë sanksionet e Rusisë. Se këtë nuk mund ta bëjë.
Nuk harrojnë shqiptarët që ky serb e kaluar serbëve, që me të drejtë është quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, vallen e Ballkanit të Hapur, duke përjashtuar Kosovën.
Nuk harrojnë shqiptarët kurrë dhe thirrjen që drejtonte ky paranojak i shpifur, i turpshëm, i cili vetëm para dy muajsh deklaronte në samite ndërkombëtare se Europa është paqja, se Europa është morali i paqes, se Europa është kultura e paqes dhe se Europa nuk ka nevojë të marrë këshilla nga përtej Atlantikut.Ky, ky, po, po.
Kurse dje, dilte si zëdhënës i Putinit, Europa nuk i flet Putinit, duhet të dialogojë me Putinin.
Asnjë komb i qytetëruar nuk mban në krye një tradhtar si ky.
Asnjë komb i qytetëruar nuk pranon të qeveriset nga një apatrid si ky.
Miq, Edi Rama është i plagosur për vdekje, nuk ka shpresë.
Ai mendoi se e mbylli çështjen e Ballukut dhe të Lindës së tij, gjysmës më të mirë siç e quan ai Lindën e Surrelit me AKSHI-n.
Asgjë nuk ke mbyllur Edi Rama.
Gropa të hapura do të mbeten për ty, për Lindat dhe të gjithë ata që kanë vjedhur shqiptarët.
Opozita është në këmbë.
Opozita, në protestën e saj të 8 majit, do të japë mësimin që meriton.
Opozita sot është më e pamposhtur se kurrë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
