LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 10:10

Berisha kërcënon shtetin: Në Protestën e 28 shkurtit mund të ndodhë absolutisht çdo gjë!

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të eksplorohen forma të reja.

Sipas tij të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë.

U dakordësua për llojin e protestës, me datën 28 shkurt?

Sali Berisha: Po dakordësohemi. Ndryshe do jetë. Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja.

Një nga format? Bllokimi i rrugëve?

Sali Berisha: Të gjitha format janë në konsideratë dhe kjo është vetëm protestë. Ne kemi vetëm protestë. Asgjë nuk përjashtohet. Të jemi realistë. Opsionet janë të gjitha., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE