LAJME / E Enjte 28 Gusht 2025, 13:01

Berisha është i vetmi që bashkon opozitën , do ringjallemi si Krishti !

Deklaratat e politikanëve shqiptarë shpesh tejkalojnë kufijtë e normales, por këtë herë Fatmir Mediu ka vendosur të konkurrojë direkt me predikimet biblike. I ftuar në një studio, kreu i Partisë Republikane, duke folur për gjendjen e opozitës dhe rolin e Sali Berishës, u shpreh se vetëm ish-kryeministri mund të bashkojë opozitën dhe se “nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”.


Duket se Mediu, përveç politikës, ka marrë përsipër edhe shpjegimin e mistereve të besimit. Në mungesë të një plani konkret për ringjalljen e opozitës, ai na ofroi një premtim hyjnor: opozita do të ngrihet nga hiri… thjesht nuk na tregoi kush do të luajë rolin e apostujve dhe kush do të thyejë bukën në darkën e fundit.

Në vend të analizës së zgjedhjeve, Mediu na dha një profeci. Në vend të një strategjie për qytetarët, na tregoi se “vetëvrasja” politike është e justifikuar, mjafton të presim për ringjalljen. Nëse ky është programi i shtatorit për opozitën, qytetarëve u mbetet vetëm të mbajnë kalendarin e Pashkëve me vete për të kuptuar kur do vijë dita e madhe.


Në fund të ditës, mbetet pyetja: A është Berisha Mesia i opozitës apo thjesht një figurë politike që po mbahet me shpresë e metafora biblike? Nëse ringjallja politike vjen me të njëjtin ritëm si ringjallja e Krishtit, ndoshta opozita duhet të përgatitet për një pritje disa mijëra vjeçare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE