LAJME / E Enjte 29 Janar 2026, 17:05

“Belinda ka genin terrorist, nuk shkon ajo kurban”- “Kushtetuesja” pa vendim për Ballukun, Berisha: Kryeministri po e tërheq zvarrë! Rama do ishte i gatshëm t’i...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama po tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del me një vendim për çështjen e Belinda Ballukut.

Në konferencë me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se në dosjen e Belinda Ballukut në çdo tre reshta dy janë për Ramën, për këtë arsye po bllokon, sipas tij, edhe drejtësinë.

Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se “Belinda Balluku nuk bëhet kurban për Edi Ramën”.

“Edi Rama po tërheq zvarrë dhe po shtron GJK. Ajo mori përsipër të shqyrtojë një çështje të cilën absolutisht nuk mund ta shqyrtonte pa kaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë.

Dhe po me urdhër të Ramës, ka caktuar tre data dhe nuk e shqyrton dot sepse Rama tërheq zvarrë për turpin e saj. Rama do ishte i gatshëm ti shkrinte plumb në vesh lubi ballukut, po të mos ishte se dosja e saj në cdo tre reshta dy janë për Ramën. Këtu e ka hallin Rama dhe këtë e dinë qytetarët.

Ai është kryesori në dosje dhe po bllokon drejtësinë. Kështu që protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetmi.

Nuk heq imunitetin e saj, sepse ajo ja ka bërë të qartë. Ajo ka genin terrorist, ka pasur gjyshin vrasës serial. Nuk shkon ajo kurban për Edi Ramën. Ajo e ka kryer krimin, por e ka kryer për Ramën”, tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE