
Një valë masive e të nxehtit afrikan ka përfshirë kontinentin europian gjatë ditëve të fundit, duke u cilësuar nga agjencitë ndërkombëtare meteorologjike si një “kupolë nxehtësie”.
Sipas parashikimeve të IGJEUM të raportuara nga sinoptikania Anira Gjoni, shtetet më të goditura nga kjo situatë ekstreme janë Spanja, Britania dhe veçanërisht Franca, e cila po përballet me goditjen më të fortë dhe po shënon rekorde historike temperaturash për muajin qershor. Sistemi i nxehtë pritet të zhvendoset gradualisht edhe drejt Europës Qendrore dhe Gjermanisë.
Për fat të mirë, Shqipëria ndodhet në periferi të kësaj vale përvëluese. Megjithatë, vendi po regjistron anomali termike, me temperatura maksimale që arrijnë deri në 36 gradë Celsius, rreth 3 deri në 6 gradë më të larta se mesatarja shumëvjeçare e kësaj periudhe.
Edhe netët po karakterizohen si “tropikale”, me vlera minimale që mbeten në kuotën e 21 gradëve, të ngjashme me ato që zakonisht regjistrohen në muajin korrik. Megjithëse priten reshje të dobëta dhe të izoluara në zonat kodrinore e malore gjatë pasditeve, ato nuk do të sjellin asnjë freskim të motit.
Kjo situatë e pazakontë meteorologjike, e cila ka sjellë gjithashtu sasi të konsiderueshme të pluhurit saharian në ajër, vjen si pasojë e një kombinimi të rrezikshëm. Ndryshimet klimatike po intensifikojnë këto fenomene, ndërsa fenomeni natyror ‘El Nino’, i cili ka nisur veprimtarinë në Paqësor, po ndikon në rritjen e temperaturës mesatare të globit.
Ndërsa kjo verë pritet të jetë po aq e nxehtë sa ajo e vitit të kaluar, ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave kanë ngritur alarmin për të ardhmen e afërt. Bazuar në parashikimet afatgjata dhe rritjen e vazhdueshme të aktivitetit të El Ninos, viti 2027 pritet të thyejë çdo rekord të mëparshëm, duke u klasifikuar si viti me verën më të nxehtë në histori.
Anira Gjoni: Europa është përfshirë përgjatë kësaj jave nga një valë e të nxehtit. Agjencitë ndërkombëtare e kanë quajtur si kupola e nxehtësisë dhe rajoni jonë për fat ndodhet më në periferi të kësaj vale të të nxehtit. Është e ngjashme me atë të muajit maj me të cilën u përballëm dhe ishte e para kaq intensive për këtë vit sa i takon kontinentit tonë. Shtetet më të goditura janë Spanja, Franca, Britania dhe më pas do të shkojë drejt Gjermanisë, pra futet edhe në Europën Qendrore. Sa i takon rajonit tonë, pritet që temperaturat maksimale në vendin tonë të shkojnë deri në 36 gradë. Maksimale, temperaturat për maksimale të ajrit, ndërkohë që temperaturat minimale apo ato të natës, pritet që kulmin ta kenë përgjatë mëngjeseve. Mëngjesi i sotëm, i nesërm dhe dita e enjte në mëngjes pritet që temperaturat të shënojnë deri në 21 gradë. Pra, janë të thëna ndryshe si temperaturat e korrikut apo netë tropikale që jemi mësuar t’i përjetojmë kryesisht përgjatë muajit korrik.
Ndërsa maksimalet shkojnë deri në 36. Nuk kemi ne, nuk afrohemi në vlerën e 40-ës. Këto janë për Europën Perëndimore. Franca është ajo që merr forcën më të madhe goditëse të kësaj vale të të nxehtit, ku edhe temperaturat shënojnë rekorde sa i takon muajit në të cilin ne ndodhemi. Ndërkohë që për vendin tonë, temperaturat pra shkojnë deri në 36 gradë. Sigurisht që temperaturat e kësaj jave janë më të larta sesa mesataret shumëvjeçare, edhe për vendin tonë janë 3 deri në 6 gradë më të larta kjo në zona të ndryshme klimatike sa i takon vendit tonë. Por përgjatë pasditeve do të kemi prezencën ashtu siç edhe përgjatë të hënës, por sot dhe nesër, dita e martë pra dhe e mërkurë në pasdite, sjellin reshje të dobëta të izoluara, do të jenë shumë lokale, kryesisht në zonat kodrinore-malore të vendit tonë dhe nuk sjellin freskimin e kohës, të motit pra, prezenca e këtyre reshjeve. Përkundrazi, temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë të larta.
Si mbyllet qershori dhe si nis korriku?
Muaji qershor mbyllet me këtë valë të të nxehtit e cila ka prekur pra kontinentin. Valët e të nxehtit me origjinë afrikane, siç ishte dhe kjo që po përjetojmë gjatë kësaj jave, janë të njohura për këtë periudhë të vitit, pra meqenëse në sezonin e verës jemi mësuar që të kemi prezencën e valëve të të nxehtit të cilat janë me origjinë nga veriu i Afrikës. Sjellin temperatura të larta, thatësirë, gjithashtu edhe prezencën e grimcave të pluhurit saharian në ajër. Por këtë radhë kishte intensitet goditës më të lartë. Kjo për shkak të kombinimit të pasojave të ndryshimeve klimatike që sjellin rritjen e temperaturave dhe intensifikimin e këtyre fenomeneve, gjithashtu të kombinuar edhe me efektin e El Ninos, i cili ka filluar veprimtarinë në brigjet e Paqësorit dhe në mënyrë indirekte ndikon duke rritur, duke i dhënë vlerë të shtuar temperaturës së ajrit, të mesatares së globit dhe kështu prek edhe çdo vend pra.
Kjo verë pritet të jetë e nxehtë, do të jetë e ngjashme me vitin që lamë pas. Pritet që 2027 të ketë, të jetë vit më i nxehtë sesa ky që, sesa 2026, pasi efekti i vetë El Ninos do të shtojë atë veprimtarinë e saj dhe pritet pra që… vera, por këto sigurisht që janë parashikime afatgjata dhe pritet që 2027 të jetë si vit më i nxehtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
