LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 21:09

Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët krijojnë destabilitet të inskenuar

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun Fier, Belinda Balluku, ka vlerësuar punën e qeverisë gjatë 13 viteve të fundit, duke theksuar se janë arritur ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë dhe është garantuar stabilitet politik në vend.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te përgjegjësia e shtuar e përfaqësuesve politikë dhe rëndësia e komunikimit me qytetarët.

“12 deputetë nga 9, përgjegjësia bëhet më e madhe dhe kritikat shtohen, është detyrë e jona që duke dëgjuar njerëzit t’u qajmë hallin dhe kur nuk ia zgjidhim dot. Detyrat e lëna nga asambleja e fundit, duke nisur nga zgjedhjet e reja dhe procesin që do vijojë në 35-vjetorin e partisë. Po shërben si një tryezë e gjerë diskutimi dhe bashkëbisedimi. Asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë”, u shpreh Balluku.

Ajo kritikoi gjithashtu klimën e informacionit publik, duke theksuar se sipas saj, puna e bërë shpesh mbulohet nga dezinformimi.

“Dezinformimi shpesh herë mbulon punën dhe kontributin e shumicës prej jush. Këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe jo vetëm, ka prodhuar stabilitet politik që është produkti më i çmuar që ne kemi sot. Forcat e tjera krijojnë një destabilitet të inskenuar”, deklaroi Balluku.

Ajo theksoi se Partia Socialiste do të vijojë procesin e saj të organizimit dhe komunikimit me qytetarët, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për të reflektuar mbi arritjet dhe për të adresuar sfidat e ardhshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE