LAJME / E Martë 12 Gusht 2025, 04:04

Babai i Dua Lipës u përgjigjet kritikëve: Vajza para koncertit s’pi cigare as alkool, kur jemi në pushime…

Babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, njëkohësisht dhe muzikant i grupit legjendar “ODA”, Dukagjin Lipa ka folur për herë të parë lidhur me fotografinë e shumëpërfolur të vajzës së tij, ku ajo shihet duke pirë cigare.

Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ai u pyet nëse e shqetëson fakti që Dua konsumon cigare, apo nëse këtë e sheh si pjesë të jetës së saj artistike.

“Dua nuk e pinë cigaren para koncertit. As alkool nuk pinë, as cigare nuk pinë – kur jemi në turne nuk pinë. Kur është në pushim, pi”, u shpreh ai.

Më tej, Dukagjin Lipa shtoi se nuk është e drejtë të paragjykohet një artiste për zgjedhje personale, sidomos kur bëhet fjalë për një person të rritur dhe të pavarur.

“Nuk e besoj që në shekullin 21 ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’?”, tha ai.

Reagimi i tij erdhi pas një sërë komentesh në rrjetet sociale, ku ndjekës të ndryshëm shprehën habi apo zhgënjim ndaj fotove të Duas me cigare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE