LAJME / E Premte 22 Gusht 2025, 12:12

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara.

Arrestimi është bërë ditën e djeshme pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE