
Arrestimi i Erion Veliajt ka krijuar tronditje jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por edhe në skenën politike, duke prekur drejtpërdrejt nervin politik të kryeministrit Edi Rama.
Pas zhvillimeve të fundit, janë shtuar debatet mbi mënyrën se si SPAK po përdor masat e sigurimit ndaj zyrtarëve publikë. Ish-prokurori Gentjan Tërnova deklaroi se në disa raste masa e arrestit me burg është aplikuar në mënyrë të tepruar, sidomos kur të dyshuarit nuk janë nën akuzë të plotë.
“Në këto raste ka qenë e tepruar masa e arrestit me burg për personat publik. Një pjesë e publikut kërkon masa ekstreme për shkak të mllefit, por prokuroria nuk duhet të bëhet pre e këtij presioni,” u shpreh Tërnova.
Në të njëjtën linjë, ish-prokurori Eugen Beci theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të gjejë balancën mes luftës kundër pandëshkueshmërisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
“I dhamë fund pandëshkueshmërisë. Tani duhet të shohim: a mos po shkelim liritë dhe të drejtat, vetëm për të kënaqur opinionin publik? Duhet të ndajmë ndëshkimin nga drejtësia,” deklaroi Beci, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
