
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një burgosur 48-vjeçar shqiptar u arratis nga burgu i Korydallos. Sipas të njëjtave burime, arratisja e Edmond Tafës ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, pasi 48-vjeçari punonte në Depon Qendrore të Materialeve të Burgut dhe merrte pjesë në punën e transportimit të bukës.
Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e paraburgimit, ndërsa dy oficerë burgu e ndjekin disa metra pas tij. Arratisja ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 08:30 teksa në burg ishte duke u kryer procesi i ushqyerjes.
Sipas policisë greke shqiptari ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe duhej të lirohej në korrik 2031. Në të kaluarën, ai ishte konsideruar i përshtatshëm për leje të rregullt nga këshilli kompetent dhe në këtë kontekst, kishte marrë 3 leje në 6 muajt e fundit.
Siç u tha, në të gjitha rastet ai i kishte përmbushur plotësisht kushtet e vendosura, duke u kthyer në kohë në burgun ku mbahej për të vazhduar vuajtjen e dënimit.
48-vjeçari ishte transferuar në Korydallos nga burgu i Korfuzit, ku ishte mbajtur më parë. Dy oficerë burgu u arrestuan në lidhje me rastin dhe akuzohen për arratisjen e të burgosurit. Hetimet për të gjetur të arratisurin vazhdojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
