LAJME / E Enjte 25 Shtator 2025, 09:09

Arjan Konomi personi me viral i momentit sulmon edhe Ministren e re të Shëndetësisë: “Ore ku e keni gjetur këtë tuafë?” ( Video )

Pas deklaratave të bujshme kundër moderatores Albana Osmani, Arjan Konomi ka shpërthyer sërish, këtë herë duke marrë në shënjestër Ministren e re të Shëndetësisë. Në një video që po qarkullon gjerësisht, ai dëgjohet duke u tallur me të, duke thënë:


 “Ore ku e keni gjetur këtë tuafë? Si ka mundësi të flasë kështu kjo? Një mungesë disleksie nuk është normale. Tregon një mungesë formimi të jashtëzakonshëm. Të jetë disleksike nga ana patologjike nuk besoj, se do kishte shfaqur simptoma.” 


Deklarata e tij ka ndezur rrjetin dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Disa e akuzojnë Konomin për fyerje të rëndë ndaj një figure publike, ndërsa të tjerë e shohin si një mënyrë tipike të tij për të tërhequr vëmendje me batuta të ashpra.

 Pas fyerjeve ndaj Albanës, tani Konomi duket se ka “gjetur” shënjestrën e radhës… Ministren!

A do ndalet këtu apo kjo është vetëm fillimi i një vale të re skandalesh mediatike?