LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 08:08

Arbana Osmani zbulon “skemën” e konkurrentëve të Ferma VIP, si marrin informacione nga jashtë!

Pjesëmarrësit e “Ferma VIP” kanë “shpikur” një metodë për të shkelur rregullin e izolimit dhe për të marrë informacione mbi perceptimin e publikut ndaj tyre.

Mësohet se banorët kanë realizuar marrëveshje paraprake me familjarët e tyre përpara hyrjes në program, ku ngjyrat

veshjeve që u dërgohen shërbejnë si kode sinjalizuese rreth ecurisë së tyre në lojë, duke i orientuar nëse duhet të ndryshojnë qasje.

Kjo taktikë është evidentuar nga drejtuesja e programit, Arbana Osmani, e cila e adresoi këtë çështje gjatë transmetimit të fundit.

Ajo konfirmoi se produksioni është në dijeni të kësaj praktike dhe theksoi se do të zbatohen masa specifike për ta ndaluar atë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE