
Protesta për mbrojtjen e Zvërnecit ka vijuar edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të tretën ditë radhazi
kundër projektit që prek zonën e mbrojtur. Tubimi nisi në sheshin Sheshi Skënderbej, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe në mbrojtje të mjedisit dhe kundër shitjes së pasurive publike, ndërsa gjatë fjalimeve në podium u kërkua shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike dhe i paketës së maleve.
Momente tensioni u regjistruan përpara godinës së Kryeministrisë, ku disa protestues çanë kordonin e policisë të vendosur në hyrje të institucionit.
Gjatë tubimit, një pjesë e protestuesve kërkuan edhe dorëheqjen e qeverisë, duke deklaruar se do të vijojnë mobilizimin në mbrojtje të Zvërnecit dhe zonave të tjera të mbrojtura natyrore në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
