LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 14:02

Albin Kurtit i vjen një lajm i mirë nga kjo parti opozitare

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), nëse një gjë e tillë i shërben krijimit të stabilitetit institucional dhe formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Haziri tha se vendi po përballet me një situatë të ndjeshme politike dhe institucionale, duke theksuar se zvarritja e procesit të konstituimit të institucioneve nuk i shërben interesit të qytetarëve dhe as funksionimit normal të shtetit.

Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale që do të merren me sfidat politike, ekonomike dhe sociale me të cilat po përballet vendi.

Duke komentuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haziri bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar ndërmjet dy subjekteve politike.

Ai sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak se të gjitha partitë kanë qenë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore, proces i cili konsiderohet si parakusht për fillimin e bisedimeve politike rreth formimit të institucioneve të reja.

Megjithatë, Haziri la të kuptohet se LDK nuk e përjashton mundësinë e dialogut me asnjë subjekt politik, nëse qëllimi është tejkalimi i bllokadës institucionale dhe garantimi i stabilitetit të vendit.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe intensifikimi i negociatave ndërmjet partive politike për krijimin e shumicës parlamentare dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE