
Në intervistën e dhënë për Grida Duma Podcast, aktori i humorit Albano Bogdo rrëfeu pa ndrojtje reagimin e mamit të tij, e cila e kishte pyetur nëse ai do takohet me atë që e la Sali Berishën në mes të rrugëve pasi u largua nga radhët e Partisë Demokratike.
“Sot në mëngjes më tha mamaja… ‘Do shkosh tek ajo që e la Saliun në mes të katër rrugëve, kur i duhej më shumë?’”, rrëfeu ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ai shtoi se u përpoq t’i shpjegonte se politika “nuk funksionon kaq sentimentalisht”, por diskutimi nuk zgjati shumë. “Thjesht mu mërzit mamaja dhe iku nga dhoma,” tha aktori.
Situata u bë edhe më komike kur tregoi reagimin në shtëpi para se të nisej për në podcast. “I thashë të dashurës: ‘Më nxirr ndonjë gjë të vesh se do shkoj te podkasti.’ ‘Te kush podkast?’ te podkasti i Gridës. Ma hodhi kostumin dhe më tha: ‘S’ke kërkuar ndonjëherë rroba të të vesh unë… vetëm tani te Grida!’”
Bogdo ironizoi edhe ndarjet politike në familje: “Më thotë: ‘Shikoje atë të gjatin tënd sot.’ I them: ‘Një sekondë, pse është timi ai? Ku e gjeta unë?’”
Mes humorit dhe sinqeritetit, aktori tregoi se reagimi i familjes ishte më i fortë se çdo debat në studio. “Më bërtiti gjithë familja,” u shpreh ai, duke e kthyer episodin në një nga momentet më argëtuese të intervistës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
