LAJME / E Diel 19 Prill 2026, 18:06

Albana Vokshi ankohet për zjarrin në protestë: Më morën flakë pantallonat dhe…

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi ngjarjet e protestës së opozitës ku u hodh molotov.

Vokshi e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar nga policia ndaj përfaqësuesve të popullit.

“Nuk kishte asnjë arsye për ta goditur deputetin Nallbati në mënyrë kafshërore. Ai po shpëtonte nga duart e policisë një qytetar që ishte në punë të tij.

U godit me mburojë dhe shkop gome, dhe më pas edhe me spraj me piper. E gjithë kjo togë policie duhet të mbajë përgjegjësi ligjore“, deklaroi Vokshi.

Ajo shtoi se deputetët dhe qytetarët u sulmuan në mënyrë sistematike nga policia gjatë protestës, ndërsa theksoi se pantallonat dhe këpucët e saj u përfshinë po ashtu nga flakët, sipas saj, prej mjeteve të hedhura nga policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE