LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 12:12

Alarm për b*mbë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, një objekt i dyshimtë i lënë në rrugë mobilizon policinë

Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mobilizuar paraditen e kësaj të shtune forcat e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar perimetrin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku është sinjalizuar objekti i dyshimtë.

Në terren ndodhen edhe specialistët e forcave xheniere dhe ekspertët e antieksplozivit, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar natyrën e objektit dhe nivelin e rrezikut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes po bëhet edhe kontrolli me qentë e gardës antieksploziv.

Po ashtu zona është izoluar për arsye sigurie dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet nga forcat e rendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE