LAJME / E Hënë 20 Korrik 2026, 16:04

Alarm në pishinën “Lili” në Obiliq – 30-vjeçari përfundon në pranga, e mitura denoncon sulm seksual në zhveshtore

Bazuar në deklarimin e saj, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për të dyja këmbët, ndërsa ajo ka filluar të bërtasë për ndihmë. Në ato momente, sipas burimeve, në korridor ka kaluar një dëshmitar i mitur, çka ka bërë që i dyshuari ta lëshojë menjëherë viktimën.

Deklarimi i të miturës është mbështetur edhe nga dëshmia e personit që kishte kaluar në atë moment pranë vendit të ngjarjes.

Palët janë shoqëruar në Stacionin Policor, ku Egzon Muni, në prani të avokatit, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE