LAJME / E Diel 7 Dhjetor 2025, 14:02

ALARM në aeroport, disa persona sulmojnë udhëtarët, policia rrethon zonën dhe kap njërin prej tyre (PAMJE)

Një alarm i kuq u dha mëngjesin e kësaj të diele në Aeroportin Heathrow në Londer, pasi Terminali 3 u desh që të bllokohej për shkak të një incidenti.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja u regjistrua në parkimin shumëkatësh të këtij terminali. Alarmi u dha pasi disa persona u qëlluan me sprej piper. Udhëtarët u sulmuan nga një grup personash të cilat më pas menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme bënë të mundur arrestimin e një personi i cili dyshohet se ka gisht në këtë sulm.

Për shkak të incidentit, tunelet e Heathrow u mbyllën, ndërsa trafiku u ndërpre si në autostradën M4 ashtu edhe në linjat e Metrosë së Londrës dhe Linjës Elizabeth, duke rezultuar në probleme shumë serioze për udhëtimin e pasagjerëve.

Një zëdhënës i Aeroportit Heathrow konfirmoi se ky është një “incident i vazhdueshëm” në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3. Ai tha se po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës dhe pritet një përditësim zyrtar.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth shkakut të incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE