LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 23:11

AKUMULIMI QYTETAR VIJON/ Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zbarkojnë përballë Partisë Socialiste

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën.

Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Më tej, protestuesit vijuan lëvizjen në drejtim të zonës së Ushtarit të Panjohur, ku u ulën simbolikisht në mes të rrugës për disa minuta, në shenjë proteste.

Pas këtij aksioni simbolik, qytetarët u shpërndanë, duke i dhënë fund protestë së mbrëmjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE