
Një shqiptar 20-vjeçar u arrestua gjatë një aksioni të policisë italiane, pasi u kap duke trafikuar një sasi të vogël kokaine që e shiste në doza dhe gjithashtu iu sekuestrua një sasi e madhe valute në 10 mijë euro cash.
Patrulla e ndaloi për kontroll rastësor në zonën e Lucca, teksa i dyshuari drejtonte një veturë që ishte marrë me qira nga një agjenci. Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e drogës dhe më pas, gati 10 mijë euro që u zbuluan nga kontrolli i banesës.
Policia tha se sasia e drogës së kapur ishte 33 gramë. Gjithashtu u sekuestrua edhe mjeti i markës “Fiat Panda”, me të cilin shpërndahej droga. Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari kishte mbërritur në Itali më pak se një muaj më parë.
Gjatë kontrollit, oficerët vunë re kartëmonedha të vogla në çantën e të dyshuarit, të cilat i konsideruan të dyshimta. Duke pasur parasysh nevojën për të hetuar automjetin për shkak të origjinës së tij të paligjshme, u dërguan në selinë e policisë.
Gjatë kësaj kohe, njëri nga oficerët vuri re një çorape të fshehur nën sediljen e shoferit, që përmbante 26 doza kokainë, në total 33 gramë, si dhe kartën e sigurimit shëndetësor të një personi tjetër.
Gjithashtu iu gjet dhe çelësi i një hoteli në Altopascio, ku oficerët kryen një kontroll, i cili çoi edhe në zbulimin e një çante shpine që përmbante 9,865 euro. Shqiptari do përballet me një gjyq të përshpejtuar, me procedurë të shkurtuar, pasi ka pranuar autorësinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
