
Marigona Gona në qendër të vëmendjes në Greqi, mediat zbulojnë detaje të reja
Marigona Gona, shqiptarja e lindur në Kosovë në vitin 2004, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave greke pas popullaritetit të madh që ka fituar në rrjetet sociale.
Sipas mediave greke, Marigona u shpërngul në Gjermani, ku përfundoi shkollimin për infermiere. Fillimisht, shumë përdorues të rrjeteve sociale pyesnin se kush ishte vajza që po tërhiqte vëmendje me paraqitjet e saj, ndërsa më pas ajo u bë e njohur përmes fotografive të publikuara online.
E përditshmja greke “Tema” raporton se pas mbërritjes në Greqi, Marigona kishte marrë disa oferta për t’u bërë pjesë e programeve televizive, përfshirë edhe emisionin e njohur “Greece’s Next Top Model” (GNTM). Megjithatë, ajo vendosi t’i refuzojë këto ftesa.
“Mendoj se programe të tilla e zvogëlojnë personalitetin e grave dhe i sakrifikojnë ato për audiencën televizive. Është e vërtetë që bukuria e jashtme ka gjithmonë ndikim pozitiv, por nuk e prisja që ajo të shndërrohej në diçka që mund të konsumohet dhe të humbasë”, është shprehur Marigona.
Ndërkohë, popullariteti i saj është rritur ndjeshëm. Mediat greke vlerësojnë se rrjetet sociale kanë luajtur rol kyç në shndërrimin e saj në një nga figurat më të komentuara mes tifozëve të Euroligës.
Së fundmi, Marigona është parë edhe në një klub nate, ku po festonte së bashku me basketbollistët e Olimpiakosit pas suksesit të skuadrës në garat evropiane. Pamjet e publikuara kanë ngjallur interes të madh në mediat dhe rrjetet sociale greke, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
