LAJME / E Diel 5 Janar 2025, 20:08

Aksidentohet për vdekje i moshuari në Cërrik, 75-vjeçari po udhëtonte me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Cërrik-Gramsh”, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me një mjet.

Policia ka arrestuar shoferin e mjetit, një 70-vjeçar, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin duke përplasur viktimën, e cila ishte duke lëvizur me biçikletë. Ky incident ka tronditur komunitetin, dhe autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.