
Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë–Gjadër i ka marrë jetën babë e bijë.
Viktimat janë Anton Keçi, 52 vjeç, dhe vajza e tij Bora Keçi, 20 vjeçe. Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në zonën e Gocajt, duke shkaktuar vdekjen e të dyve.
52-vjeçari punonte si shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës dhe kishte rreth 6 vite përvojë në sistemin penitenciar. Vajza e tij ishte studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë, duke ndjekur të njëjtën fushë si i ati.
Të dy kishin qenë të angazhuar edhe me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe kolegët. Drejtoria e Burgjeve ka shprehur ngushëllime për familjen, duke vlerësuar kontributin profesional të 52-vjeçarit dhe duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndëdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
