
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në fshatin Plan i Bardhë, pranë tunelit të Qafës së Buallit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët ngrenë alarmin për numrin e lartë të aksidenteve në këtë segment të Rrugës së Arbrit. Ata kërkojnë shtimin e masave të sigurisë rrugore dhe kontrolleve për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.
Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia për të dhëna më të detajuara lidhur me rrethanat e aksidentit, identitetin e viktimës dhe numrin e personave të përfshirë në ngjarje.
/SYRI.net, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
