
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe ishte pa leje drejtimi.
Në pranga është vënë shtetasi Mishel Prela, i cili u ndalua në zonën e sheshit “Wilson”, teksa po kryente manovra të rrezikshme me makinë, ndërsa ndodhej nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Policia thotë në njoftim se pasi iu kërkua që të ndalohej, ai ka shtuar shpejtësinë dhe për pasojë ka përplasur edhe makinën e policisë duke vënë në rrezik efektivët, të cilët i kundërshtoi me dhunë. Arrestimi i tij është bërë i mundur pas disa minutash ndërsa ka kundështuar me dhunë punonjësit edhe gjatë shoqërimit në komisariat.
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Efekti”. Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit si dhe pa leje drejtimi, 40-vjeçari kapet te sheshi “Wilson”, si rezultat i ndjekjes policore.
Pasi iu bë shenjë ndalimi, ai shtoi shpejtësinë e automjetit, kreu manovra të rrezikshme për jetën e punonjësve të Policisë, përplasi automjetin e tyre dhe gjatë shoqërimit, i kundërshtoi me dhunë. Sekuestrohen automjeti tip “Volkswagen” dhe sasi lënde narkotike Kokainë që u gjet gjatë kontrollit në të.
Gjatë patrullimeve të shtuara gjatë fundjavës, me objektiva garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konstatuar një shtetas që kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte, dhe për këtë arsye i kanë bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të përsëritur të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes, përplasi automjetin e Policisë duke rrezikuar, jetën e punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje, dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Efekti”, kanë mundësuar kapjen pas disa minutash, te sheshi “Wilson”, dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit M. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe të alkoolit dhe pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
