LAJME / E Martë 31 Mars 2026, 23:11

Aksident në aksin Fier-Patos, 5 të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, shkruan A2.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit dhe 3 pasagjerë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE