LAJME / E Diel 26 Prill 2026, 18:06

Aksident me vdekje në Tiranë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën 42-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku si pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Çerkezës”, ku automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën ky i fundit.

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE