LAJME / E Enjte 13 Shkurt 2025, 03:03

Aksident i rëndë në vend/ Autobusi përplaset me një automjet, raportohet për një viktimë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes mes një makine dhe një autobusi në Carralevë.

Policia ka konfirmuar se viktima është identifikuar me inicialet J.G., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.