LAJME / E Diel 26 Prill 2026, 16:04

Aksident i rëndë në vend/ 21-vjeçari përplas një makinë të parkuar dhe policin

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Drimadhës.

Mësohet se një 21-vjeçar duke drejtur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet të parkuar.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një punonjës policie i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e përplasjes. Fatmirësisht ai ka marrë dëmtime të lehta.

“R. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Palasë-Dhërmi, në rrethrrotullimin e Drimadhës, duke drejtuar automjetin, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka goditur një mjet të parkuar dhe më pas një punonjës policie, i cili ka pësuar dëmtime të lehta”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE