LAJME / E Hënë 27 Prill 2026, 20:08

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë/ Barrierat metalike depërtojnë brenda automjetit

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum-Himarë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet që po udhëtonte drejt Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Nga goditja e fortë, mbrojtëset kanë depërtuar në pjesën e përparme të mjetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Shoferi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE