LAJME / E Diel 19 Prill 2026, 10:10

Aksident i rëndë në autostradën Çermë-Lushnjë, tre automjete përplasen mes tyre, drejtuesi mbetet brenda mjetit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Çermë–Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat, ku tre automjete janë përplasur mes tyre.

Sipas informacioneve paraprake, një prej mjeteve ka dalë nga kontrolli pas përplasjes dhe ka përfunduar në barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i këtij automjeti ka mbetur i bllokuar brenda mjetit.

Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse,

të cilat do të ndërhyjnë për nxjerrjen e të plagosurit me mjete prerëse (presë automatike).

Ndërkohë, shërbimet e emergjencës dhe policia ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE