
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në afërsi të Ura e Bushtricës, në aksin kombëtar që lidh Librazhd me Prrenjas.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit.
Dyshohet se shoferi ka dalë nga korsia e lëvizjes, çka ka sjellë përmbysjen e automjetit. Përplasja ka shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit dhe vështirësi për mjetet që kalonin në këtë segment rrugor.
Drejtuesi i mjetit është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për:
zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
