Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në Pejë. Mësohet se një mjet me tre adoleshentë është aksidentuar me një shtyllë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Treboviq të Pejës.
Viktima mësohet se ishte pasagjeri 15-vjeçar me inicialet M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. I mituri që po drejtonte automjetin dhe një tjetër pasagjer janë duke marrë ndihmë mjekësorë në QKUK.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.“Ne u njoftuam rreth orës 00:02 për vetaksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq. Vetura ka dalur në rrugë dhe është përplasur me një shtyllë betoni.
Tre persona pësuan lëndime trupore, ku njëri prej tyre nuk iu bëri ballë. Dy të tjerët u dërguan në Emergjencën e spitalit të Pejës për trajtim fillestar, e më pas u bartën për në QKUK. Njësitet relevante të policisë po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE