LAJME / E Mërkurë 6 Gusht 2025, 05:05

Aksident i rëndë, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen drejtuesit (Detaje)

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier.

Këtë radhë dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës.

Mjeti Volksvagen me targa AA 522 vn ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga benzi me targa ab861mt.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin.

Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volksvagen i ka prerë rrugën benzit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE