LAJME / E Premte 13 Shkurt 2026, 10:10

Aksident fatal në Tiranë, vdes një vajzë e re 25 vjeç

Një vajzë në moshë të re humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., 25 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë, 25 vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE