
Aksident fatal në Qafë-Kashar, vdes një burrë, arrestohet 40-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Qafë-Kasharit në Tiranë, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. L., 40 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë drejtimit të automjetit të tij, ka përplasur këmbësorin Kosta Trebicka, 65 vjeç.
I dëmtuari u transportua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
