
Në vendngjarje ndodhej rastësisht një efektiv policie, i cili, pa pritur ndihmë, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet. Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të sigurt.
Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.
View this post on Instagram
Mesazhi i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ. Një aksident i tmerrshëm në Fier, në Qafë të Koshovicës. Rastësisht një polic, mund ta quaj hero, i vetëm ka bërë të mundur nxjerrjen e 3 personave të lënduar rëndë. Mes flakëve makina u ndez. Polici, i vetëm, me guxim të theksuar, sapo shpëtoi 3 jetë. I shpreh mirënjohjen. 30 minuta para. Ai polici ka nxjerrë 3 persona mes flakëve. Makina u ndez në flakë. Mjeti bëri aksident, u përplas me një pishe. Ka 3 veta shumë të dëmtuar“, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
