
Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi i ka kushtuar një mesazh lamtumire akademikut Rexhep Qosja, i cili ndërroi sot jetë në moshën 89-vjeçare.
Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Lajçi shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe thekson se Qosja donte një ceremoni të thjeshtë, pa praninë e pushtetarëve që do të mbanin fjalime shterpë në funeralin e tij.
“Lamtumirë, i ditur ndër më të diturit e këtij kombi”, shkruan ai, duke nënvizuar se kujtimi i Qosjes do të mbetet në mendje, në fjalë dhe në kohë.
Vdekjen e vet e pati, dhe të drejtën që të mos ketë kurora lulesh.
Ai deshti dhé mbi trupin e vet;
nuk deshti pushtetarë që ekspozojnë “dijën e tepërt”
me fjalime shterpe mbi kokën e tij.
e vuthjanët e duen gurgullimën e Skakavçit,
nuk deshti t’ia prishin qetësinë e varrit,
prandaj zgjodhi me qenë vet, i vetëm,
Mos u hatroni ju, të pushtetshmit,
që s’patët mundësi me u tregue edhe ma të mëdhej
ai deshti vetëm varr, vetëm heshtje, vetëm një rrugë drejt paqes.
dhe pati të drejtë me zgjedhë vetëm farën e vet
e veprën e vet për udhëtimin e fundit.
Lamtumirë, i ditun ndër ma të ditunit e këtij kombi.
Kujtimi yt mbetet në mendje, në fjalë dhe në kohë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
