Në një skenë të pazakontë dhe plot origjinalitet, Chloe Fitton, një vajzë 15-vjeçare nga Bolton, Greater Manchester, befasoi të gjithë kur u shfaq në mbrëmjen e maturës duke hipur mbi një lopë.
Chloe, e cila vjen nga një familje fermerësh me traditë pesë brezash, zgjodhi të vinte në mbrëmjen e veçantë me një nga kafshët më të dashura të fermës së tyre, lopën Oasis. E veshur me një fustan blu elegant, ajo u shoqërua nga babai i saj Richard dhe vëllai Thomas, ndërsa videoja e momentit u bë virale, duke kapur mbi 600,000 shikime në TikTok.
“Të gjithë shkojnë me karrocë ose mbi kuaj. Mendova të bëja diçka ndryshe, që askush nuk e kishte bërë më parë,” tha Chloe, e njohur nga vogëlia me nofkën “Zonjusha Moo”.
Familja e çoi vajzën dhe lopën me rimorkio në një parking afër stadiumit Toughsheet, ku mbahej eventi, dhe më pas Chloe e kaloi distancën prej 400 metrash mbi lopa, duke marrë duartrokitjet më të forta të mbrëmjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE